Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea dhe Valencia barazojnë, Zenit mposht Lyon


Spektakël dhe 4 gola, por sfida e “Mestalla” mes Valencia dhe Chelsea nuk ka fitues. Spanjollët dhe anglezët kanë barazuan me shifrat spektakolare, 2-2 duke ndarë pikët, por jo kreun e grupit.

Golat e Soler dhe Wass i dhanë një pikë Valencia, e cila u përmbys nga golat e Kovacic dhe Pulisic. Por, përpos golave, dy skuadrat shtyjnë çështjen e kualifikimit, pasi në 5 xhirot e para numërojnë 8 pikë në vendin e parë dhe të dytë.

Pas tyre pozicionohet Ajax, rivali i Valencia në ndeshjen e fundit me 7 pikë. Por, holandezët kanë mundësi për të “vrarë” grupin, pasi luajnë ndaj Lille dhe mund të marrin kreun që në mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë, situatë interesante edhe në grupin G, aty ku fitorja 2-0 e Zenit ndaj Lyon e bën akoma dhe më intriguese ecurinë në grup.

Pas kësaj fitoreje, rusët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, aq sa francezët dhe 2 më pak se Leipzig kryesues, që ka edhe dy duele për të luajtur, ndaj Benfica nesër dhe Lyon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *