Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj në SPAK, Braçe: Po bën atë që shumë politikanë para tij nuk e kanë bërë


Në 2 orë fjalim përballë ministrave e deputetëve të Partisë Socialiste, teksa korrupsionin e cilësoi si armikun më të madh të historisë shqiptare, Kryeministri Rama u kujdes që qeverisjen e tij ta veçonte në këtë luftë. Edhe një herë Rama u tregoi të tijve  vijën e kuqe.

Po a ishte kjo një mbledhje për të lëshuar Erjon Veliajn?

Përballe gazetares Marsela Karapanco sot pasdite në ‘Frontline Interview’, në Report tv, Erion Braçe thaNuk ka lidhje lëshimi fare. Nuk komentoj për çështje që heton SPAK. Nuk kam asnjë lloj atributi si politikan të jap opinionin tim. Ai institucion është kompetent për të hetuar e ngritur akuzë e mbajtur përgjegjës para gjykate njerëz, zyrtarë, kriminelë e me radhë. Po zoti Veliaj po bën një gjë që shumë politikanë para tij, nuk e kanë bërë.  Jo vetëm që po jep sqarime para SPAK-ut, jo vetëm që është prezent atje, por është proaktiv dhe bashkëpunues për të zbardhur ato çështje për të cilat Prokuroria Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon të hetojë dhe duhet t’i hetojë në thellësi e deri në fund.

Mbledhja e sotme ishte mbrojtje apo distancim nga zoti Veliaj?

Erion Braçe: keni gabim. Mbledhja e grupit parlamentar ishte për reformën institucionale që duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur. Nuk kishte lidhje as me mbrojtjen e kujt apo me hedhjen e kujt. Zero. Mbledhja e sotme kishte vetëm këtë synim.