Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë makina në ecje në Fier


Një automjet tip Mercedes “C Class” ka marrë flakë në një rrugë në periferi të qytetit të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” të këtij qyteti, ku makina në ecje është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, drejtuesi ka dalë menjëherë nga mjeti.

“Sot rreth orës 13:50, në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A.K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *