Vendosni fjalën kyçe....

Reshje bore në disa zona, ARRSH-ja njofton rrugët problematike ku kërkohet kujdes i shtuar


Gjatë orëve të natës në disa zona të vendit ka pasur reshe bore.

Autoritetit Rrugore Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore e zinxhirë gjatë lëvizjes.

Zonat me reshje bore që janë piketuar nga ARRSH-ja për kujdes të shtuar janë Korçë-Dardhë, Llogara, Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qzfë Mali-Fierzë e Qafë Bualli-Krastë.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.