Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Kandidoj për kryetar të PD-së vetëm nëse doktori tërhiqet nga gara


Deputeti i PD-së dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka deklaruar se do kandidojë për kreu e partisë vetëm nëse ish-kryeministri Berisha tërhiqet nga gara.

Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV Klan ku shtoi megjithatë se nuk pret që Berisha të tërhiqet.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Çani se sa mundësi ka të bëhet kryetar nëse Berisha tërhiqet nga gara Këlliçi u përgjigj: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty, nuk bën hap pas, nuk e njeh indietro.” – tha ndër të tjera Këlliçi.