Vendosni fjalën kyçe....

Cila është shenja tipike e Covid-19 tek fëmijët


Një studim i ri italian konfirmon një hipotezë që ka qarkulluar që në fazat e hershme të pandemisë Covid-19: fëmijët sëmuren më pak dhe më rrallë. Kur ata kanë simptoma, më e zakonshmja është temperatura. Kjo nuk do të thotë që nëna dhe babai duhet të alarmohen menjëherë kur fëmija i tyre ka temperaturë, por sigurisht që është e rëndësishme që ata të mos i lënë pas dore shenjat.

Rezultatet e studimit italian

Ka kaluar pothuajse një vit që kur rastet e para të Covid-19 u regjistruan në Itali. Pavarësisht nga vështirësitë dhe gabimet, që nga ajo kohë janë bërë disa hapa përpara. Sot, dihet shumë më tepër për sëmundjen dhe trajtimi i saj bëhet në mënyrë më efektive. Për më tepër, shumë studime janë kryer, përfshirë këtu edhe fëmijët. Një nga më të fundit u zhvillua nga Shoqata Italiane e Pediatrisë dhe Shoqëria Italiane e Sëmundjeve Infektive Pediatrike (Sitip) në mbi 50 qendra italiane të sëmundjeve infektive, dhe u prezantua në kongresin e jashtëzakonshëm dixhital të Sip.

Fëmijët shpesh nuk kanë simptoma

Hulumtimi përfshiu 759 fëmijë, nga të cilët 20% ishin nën një vjeç. Deri më sot, ky është studimi më i hollësishëm Evropian mbi rastet pediatrike të infeksionit Covid-19. Autorët mblodhën të dhëna nga një popullatë e larmishme pediatrike, në mënyrë që të kuptonin më mirë progresin e sëmundjes në këtë grupmoshë. Ata kështu zbuluan se infeksioni Sars-Cov-2 tek fëmijët në të vërtetë është kryesisht pa simptoma.

Mos nënvlerësoni temperaturën

Në rastet kur fëmijët shfaqin simptoma, ata kryesisht kanë temperaturë. Në fakt, në 81.9% të rasteve pediatrike të Covid-19, sinjali fillestar është rritja e temperaturës. Pason kollitja (38%), rrufa (20,8%) dhe diarreja (16%). Sidoqoftë, tek adoleshentët, simptomat janë më të ngjashme me ato të të rriturve: ndryshime në shije dhe erë, të vjella, dhimbje koke dhe dhimbje gjoksi. Sipas sondazhit, rrjedhimisht, rrjedha e sëmundjes ndikohet gjithashtu nga mosha në popullatën pediatrike.

Ekspertët, bazuar në këo të dhëna, ftojnë prindërit të tregohen të vëmendshëm për shenjat që shfaqin fëmijët e tyre. Ata nuk duhet të panikosen menjëherë nëse fëmijët kanë temperaturë, por kontaktoni pediatrin për të kuptuar se si të veproni.

Gjatë kongresit, u fol edhe për mundësinë e përhapjes së Covid nga fëmijët. Nga një analizë e gjerë doli se fëmijët rrallë transmetojnë Covid-19: bëhet fjalë për shifrat 8%.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Pernenat.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *