Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 48 numri i viktimave, Tajvani pëson katastrofën më të rëndë hekurudhore në histori


Tajvani ka pësuar katastrofën e tij më të rëndë hekurudhore në dekada pas daljes nga shinat të një treni. Deri tani autoritetet tajvaneze raportojnë për 48 viktima e qindra të plagosur.

Treni doli nga shinat brenda një tuneli ndërsa operacioni për evakuimin e personave që kishin ngecur brenda ka përfunduar.

Mbi njëqind udhëtarë u plagosën në aksidentin e rëndë, sipas mediave kryesore në vend, përfshirë 66 që kërkojnë trajtim spitalor. Shtatë nga të mbijetuarit u tha se ishin në gjendje të rëndë.

Raportet fillestare thanë se treni mbante rreth 350 udhëtarë kur u përplas, por ministri i Transportit, Lin Chia-lung tha më vonë se bëhej fjalë për 490 persona që ishin në bordin e trenit.