Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i “Home Alone 2”, Macaulay Culkin bashkohet me thirrjen për të hequr Trump nga filmi


Ish-aktori fëmijë Macaulay Culkin i ka dhënë mbështetjen e tij thirrjes së tifozëve për të zëvendësuar një pjesë në filmin e tij ‘Home Alone 2’ ku shfaqet edhe presidenti Donald Trump, asokohe biznesmen.

Të mërkurën, aktori fëmijë tashmë i rritur postoi në Twitter duke mbështetur ‘zëvendësimin dixhital’ të paraqitjes së shkurtër të Trump në vazhdimin e hitit të tij, ‘Home Alone’, me një imazh të vetë Culkin si 40-vjeçar.

Një thirrje e tillë është bërë më herët nga liberalët anembanë SHBA-së, të cilët kërkuan me forcë zhduken e Trump nga filmi i xhiruar në njërin nga hotelet e tij në filmi ‘Home Alone 2’ në vitin 1992.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *