Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan konferencë shtypi me Ramën: Sot nënshkruam marrëveshjen që na bën partnerë strategjikë


Presidenti turk Erdogan e kryeministri i Shqipërisë, Rama, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se me marrëveshjen e nënshkruar sot, dy vendet janë partnerë strategjikë.

“I kemi ngritur marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap do na mundësojë që të bashkëpunojmë në shumë fusha. Përveç diskutimeve dypalëshe kemi diskutuar edhe për çështjet e rëndësishme rajonale e shkëmbyem ide të vlefshme me njëri-tjetrin. Shqipëria përjetoi dy tërmete të fuqishme. Vumë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona ndihmëse për sa u përket emergjencave civile. Po kështu po ndihmojmë për ndërtimin e 500 banesave për ata që ngelën pa shtëpi nga tërmeti. Jemi investuesi më i madh në Shqipëri me një bilanc prej 35 miliardë dollatrësh e kompanitë turke kanë punësuar mbi 15 mijë vëllezër shqiptarë.” – tha ndër të tjera kreu i shtetit turk.

Kryeministri Rama ka nisur sot një vizitë dyditore në Turqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *