Vendosni fjalën kyçe....

“Spitali i Fierit do mbarojë para zgjedhjeve, mos ki merak” – Batuta e presidentit turk me Ramën


Presidenti Erdogan e kryeministri Rama kanë shkëmbyer batuta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Teksa kreu i qeverisë tha se presidenti Erdogan kishte vënë një bast të fortë për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit brenda 3 muajsh, ai iu përgjigj se spitali do përfundonte para zgjedhjeve.

“Deri në datën 7 prill keni plot 3 muaj kohë. Keni vënë një bast të fortë.” – tha Rama.

Ndërsa Erdogan iu përgjigj aty për aty: “Mos ki merak, do mbarojë para zgjedhjeve.”

Menjëherë kryeministri Rama tha se zgjedhjet janë një tjetër gjë dhe se shqiptarët do mbikëqyrin mbajtjen e fjalës nga presidenti i Turqisë.

“Zgjedhjet janë tjetër gjë. Keni 3 muaj kohë e 3.5 milionë vëzhgues shqiptarë që do thonë e bëri Erdogan spitalin, s’e bëri spitalin.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *