Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku kritikon ata që udhëtuan gjatë pushimeve pavarësisht pandemisë Covid-19


Papa Françesku është përfshirë sërish në debatet mbi Covid-19, këtë herë duke qortuar njerëzit që udhëtuan jashtë vendit gjatë sezonit të festave duke shmangur bllokimet – duke thënë se ishte ‘e dhimbshme’ dhe ‘e trishtueshme’ që njerëzit ndoqën dëshirat e tyre egoiste për ‘argëtim’.

“Ata janë njerëz të mirë, por nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga bllokimi, të njerëzve të sëmurë.” – tha Papa të dielën. Ai shtoi se udhëtarët mendonin ‘vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar. Kjo më dhembi shumë’.

Papa Françesku ka folur shpesh mbi politikat Covid-19 si dhe sjelljet gjatë pandemisë. Libri i tij i ri, botuar në 1 Dhjetor, vlerëson pozitivisht vendet që vendosën bllokime të rrepta ekonomike për të parandaluar përhapjen e virusit dhe godet qeveritë që ‘heqin dorë nga karantina pavarësisht provave të dhimbshme të vdekjeve në rritje, me pasoja të pashmangshme dhe të rënda’, shkruan RT.

Ai gjithashtu ka kritikuar ata që protestojnë kundër kufizimeve të Covid-19 ose refuzojnë të mbajnë maska, duke thënë se ata janë në ‘botën e tyre të vogël të interesave’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *