Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden në Përmet dy të miturat, u larguan nga banesat në Tiranë në 1 janar 2021


Janë gjetur në Përmet dy adoleshentet që u shpallën të zhdukura në datën 1 janar 2021 në Tiranë.

Sipas policisë, vajzat janë gjetur në Përmet dhe do dërgohen në Tiranë për t’u kthyer te familjet e tyre.

Ishin familjarët e tyre që denoncuan në polici largimin nga banesa të dy vajzave 16-vjeçare në datën 1 janar 2021. Ato u shpallën në kërkim ndërsa janë gjetur ditën e sotme në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021. Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *