Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i dy anëtarëve të KLP-së, aplikojnë pesë prokurorë (Emrat)


Shkarkimi i Arben Doollapajt e Besnik Canit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka lënë dy vende bosh në institucionin në fjalë.

Për këto vende kanë aplikuar  5 prokurorë nga prokurori të ndryshme të vendit. Emrat që janë pjesë e garës për dy vende janë:

Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                   

Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Njoftimi

“Tiranë, 05.01.2021. Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm në dt.23.12.2020 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në përfundim të afatit të përcaktuar datë 31.12.2020, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

  1. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
  2. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  3. Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
  4. Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
  5. Znj. Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme po merren të gjitha masat që organizimi i mbledhjes së prokurorëve dhe e gjithë procedura e votimit për anëtarët e KLP-së të zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur përhapjen e COVID-19.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes së prokurorëve. Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *