Vendosni fjalën kyçe....

Ohh sa të lumtur – Benet Beci nxjerr nga ‘garazhi’ Luiz Ejllin


Kandidati i PS-së në Shkodë Benet Beci, ka nxjerrë nga ‘garazhi’ Luiz Ejllin, pak ditë pasi ky i fundit u shpall fitues në Big Brother Vip.

Beci pozon i lumtur pranë tij si dikur gjimnazistet që pozonin në automjetet e ‘çunave’ qe vinin nga jashtë.

Në foton e hedhur në Facebook nga Beci, shfaqet edhe këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci me një kaskë minatori në kokë.

Ndërsa nga pas dhjetëra të rinj e të reja shfaqen të qeshur në një dekor festiv ku mbizotëron ngjyra vjollcë.