Vendosni fjalën kyçe....

“Santa Clausi” i infektuar me Covid-19 viziton azilin, ndërrojnë jetë pas tre javësh 18 të moshuar


Rreth 160 të moshuar në një shtëpi kujdesi në Belgjikë mund të jenë infektuar me Covid-19, me 18 prej tyre që kanë ndërruar jetë pas një vizite të një vullnetari të veshur si Santa Claus.

Tragjedia goditi Hemelrijck, një strukturë e madhe e kujdesit ndaj të moshuarve ku jetojnë 169 banorë të moshuar. Virusi u përhap përmes tyre duke prekur 121 banorë dhe 36 anëtarë të stafit ndërsa u ka marrë jetën 18 personave brenda tre javësh. Kritika të ashpra ka pasur në drejtim të administrimit të shtëpisë së kujdesit, të cilët janë akuzuar për mashtrim të publikut në një përpjekje për të fshehur skandalin.

Fajtori i dyshuar është djali i një prej banorëve, i cili shkon shpesh vullnetarisht ishte në Hemelrijck. Më 4 dhjetor, ai shkoi në shtëpinë e kujdesit i veshur si Santa Claus duke kaluar kohë në zona të ndryshme të objektit. Tre ditë më vonë, ai shfaqi simptoma dhe pasi u testua doli pozitiv me Covid-19.

Ndërsa autoritetet lokale nxituan të frenonin shpërthimin dhe vunë karantinën, kryebashkiaku i Molit, Ëim Caeyers, siguroi publikun se edhe pse vizita nuk ishte koordinuar me autoritetet përgjegjëse, protokollet e sigurisë ishin zbatuar.

Megjithatë kjo doli që nuk ishte e vërtetë pasi pamjet e shfaqura në rrjetet sociale tregojnë të riun pa maskë që takohet me banorët e moshuar, disa prej të cilëve pa maskë.

“Ne e kuptojmë që stafi e organizoi këtë veprimtari me qëllimet më të mira dhe u përpoqëm të respektonte masat. Por ajo që është bërë është bërë.” – përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *