Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënonte dhe përndiqte të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Berat


Tjetër rast i kërcënimit dhe përndjekjes së vajzave të mitura. Policia në Berat ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet L.D, i cili akuzohet se ka kërcënuar dhe përndjekur një vajzë të mitur.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L.D, 19 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kërcënuar, ofenduar dhe përndjekur prej disa ditësh nëpërmjet telefonit me sms një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, seksioni i të miturve për veprën penale “Perndjekje”, parashikuar nga neni 121/a Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rastet e kërcënimit dhe përndjekjes së vajzave të mitura është shtuar shumë kohët e fundit. Kujtojmë se në fillim të javës, një vajzë e mitur në Vlorë vrau veten, pas kërcënimeve nga një shok i shkollës, se do i publikonte një video intime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *