Vendosni fjalën kyçe....

Hamilton fiton edhe garën e fundit, Alonso largohet nga Formula 1


Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabi dhe e mbyll kampionatin botëror të Formulës 1 me 11 fitore.

Britaniku i Mercedesit dominoi garën e fundit sezonale nga fillimi në fund, duke mbajtur pas vetes Ferrarin e Sebastian Vettel dhe Red Bullin e Max Verstappen.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen largohet nga Ferrari duke lënë në mes garën përmbyllëse të kampionatit për arsye teknike.

Vetëm në vend të 11 Fernando Alonso, i cili i jep kështu lamtumirën Formulës 1 pas 17 sezonesh dhe dy titujsh kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *