Vendosni fjalën kyçe....

Policia operacion në Fushë Kuqe, SPAK lëshon disa urdhërarreste


Policia ka është duke zhvilluar një operacion në Fushë Kuqe ku ka rrethuar zonën. 

Forcat e policisë raportohet se kanë rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ky është një operacion i policisë, me mbështetjen e SPAK.

SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste mes të cilëve edhe të oficerëve të policisë. 

Operacioni është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin dhe Maminas, ndërsa janë kërkuar përforcime nga policia e Durrësit.