Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas dy gratë në Lushnjë, njëra në gjendje të rëndë


Një aksident ka ndodhur në Lushnjë dhe për pasojë janë plagosur dy gra.

Aksidenti është shkaktuar nga një automjet i cili ka përplasur dy gratë gjatë kohës kur ato po ecnin në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale në Lushnjë, ku shtetasi me iniciale A.B humbi kontrollin e mjetit tip “Renault” dhe përplasi dy gratë.

Të aksidentuarat janë dërguar në spital ndërsa njëra prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *