Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 3 vjet për të plotësuar kushtetuesen, lajm i mirë por i vonuar


Gjatë takimit me disa studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndër të tjera komentoi edhe futjen në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Basha tha se është lajm i mirë plotësimi i vakancave por i vonuar pasi u deshën 3 vite për të bërë të mundur këtë.

Më tej kryedemokrati shtoi se 25 prilli është një arsye më shumë që në 25 prill të njerëzit të ndahen me partinë në pushtet pasi nuk mund të thuhet se drejtësia është e kapur nga qeveria e ardhshme.

U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë, por shumë i vonuar dhe reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë. Shumëkush thotë që drejtësia u kap nga partia në pushtet, kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet, sepse e dimë që me qeverinë e ardhshme, të paktën drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë, dhe kjo siç e dini ju është një nga garancitë e shtetit të së drejtës: ndarja edhe balancimi i pushteteve ‘trias politika’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *