Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia do u kushtojë linjave ajrore 314 miliardë dollarë- IATA


Ndërprerjet e fluturimeve në mbarë botën si pasojë e pandemisë Covid-19 do të çojnë në humbje të shumave të mëdha për transportuesit globalë, paralajmëroi Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Institucioni i aviacionit ka rishikuar ndikimin e parashikuar globale në industri nga 252 miliardë dollarë në 314 miliardë dollarë.

Numri i përgjithshëm i fluturimeve është poshtë 80 përqind në krahasim me operacionet e janarit, tha IATA, duke shtuar se ajo pret që kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit ajror të zgjasin më gjatë.

Shoqata pret që të ardhurat globale të biletave të linjës ajrore të bien 55 përqind këtë vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *