Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Korçë


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, e njohur ndryshe si lagjja e Radanecit.

Në vendin ngjarjes janë gjetur 5 gëzhojë, ndërkohë autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Mësohet se autori ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.

Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë”, sqaron policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *