Vendosni fjalën kyçe....

Sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, drejtohet nga Rama dhe Varhelyi (AXHENDA)


Këtë të enjte në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor. Në në Pallatin e Brigadave në kryeqytet do të mblidhen kështu drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.  

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Sipas axhendës së zbardhur nga “Balkanweb”, fillimisht Rama do të presë në një takim kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.

Pas kësaj do priten përfaqësuesit e vendeve të tjera dhe më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.

Ky Samit vjen 2 javë para se të jepet vendimi nga Brukseli për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

AXHENDA E SAMITIT TË TIRANËS

Vendndodhja: Pallati i Brigadave

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *