Vendosni fjalën kyçe....

Godet me grusht 52 vjeçarin në Korçë, shpallet në kërkim 25-vjeçari


Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës. Mesohet se i riu ka goditur me grushte një 52-vjeçar. Ngjarja e cila ka ndodhur në një dyqan në Korçë, dyshohet për motive të dobëta.

Noftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, në një dyqan, dyshohet se ka goditur me grushte një 52-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.