Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti i Barcelonës: Do bëjmë gjithçka për ta mbajtur Mesin


Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka premtuar se drejtuesit e klubit katalanas do bëjnë çmos për të mbajtur Mesin në ekip mes zërave të shtuar për një largim të mundshëm të argjentinasit.

Ai tha se ylli  i ekipit po e vlerëson ofertën e presidentit të ri të ekipit dhe se do qëndrojë në ‘Camp Nou’.

“Do përdorim të gjitha mundësitë tona për ta mbajtur Mesin me ne. Shitja e Ronaldos nga Reali i Madridit ka pasur rrethana të tjera. Rasti i Mesit është unik. Është ndër të paktët lojtarë në botë që ka luajtur gjithë jetën e tij vetëm për një ekip. Leo nuk bazohet vetëm te të hollat. Ai e do Barcelonën. Ne do i bëjmë ofertë të mirë, mbase nuk do jemi në gjendje të ofrojmë sa klubet e tjera që duan të marrin, por mendoj se do e gjejmë gjuhën.” – ka thënë Laporta, cituar nga mediat spanjolle.

Muajt e fundit raporti e Mesit me drejtuesit e klubit katalanas ëshë prishur dhe përpjekja e tij për t’u larguar nga klubi çoi në trazira mes tifozëve e drejtuesve dhe detyroi Laportën të dorëhiqej si president i klubit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *