Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i viktimave lidhur me Covid-19, 13 humbje jete e 629 raste të reja


Është ulur numri i viktimave lidhur me Covid-19 në vend 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vend kanë humbur jetën 13 persona lidhur me pandeminë.

Nga 3197 testime të kryera janë gjetur 629 raste të reja me koronavirus. Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.

Në katër spitalet covid në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 661 pacientë nga të cilët 43 janë në terapi intensive me 14 të intubuar.

Për sa u përket vaksinimeve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot janë bërë 636 të tilla duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 20.911.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *