Vendosni fjalën kyçe....

Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm


Bledi Çuçi është emëruar ministër i Brendshëm nga kryeministri Rama.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt gjashtë ditë më parë, kreu i qeverisë ka njoftuar se do çojë për dekretim të presidenti Meta të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.

Ky i fundit ka mbajtur deri tani posti e ministrit të Bujqësisë, pozicion për të cilin është propozuar deputetja socialiste, Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *