Vendosni fjalën kyçe....

“Shumë shpejt për të hequr dorë” – Trump kritikon senatorin McConnell për urimin ndaj Biden


Donald Trump ka sulmuar drejtuesin e shumicës së Senatit, Mitch McConnell, i cili uroi demokratin Joe Biden si presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Trump tha se është ende shumë shpejt për të hequr dorë. Lëvizja e McConnell tashmë ka zemëruar mbështetësit më besnikë të presidentit.

Trump shkroi në Twitter të mërkurën, duke shfryrë zemërimin e tij ndaj fjalëve të senatorit të lartë republikan.

“Mitch, 75,000,000 vota, një rekord për një President në detyrë. Shumë shpejt për të hequr dorë. Partia Republikane më në fund duhet të mësojë të luftojë. Njerëzit janë të zemëruar!” – shkroi ai.

Vërejtja erdhi në përgjigje të një deklarate të bërë nga McConnell të martën, ku zyrtari i lartë republikan pranoi fitoren e Biden pas votimit të kolegjit elektoral, duke e përgëzuar atë dhe zv.presidentin e zgjedhur, Kamala Harris.

“Kolegji Zgjedhor foli.” – tha McConnell, duke vënë në dukje se ‘që nga ky mëngjes, vendi ynë ka një president të zgjedhur’ edhe pse ‘miliona prej nesh kishin shpresuar që zgjedhjet presidenciale do të jepnin një rezultat tjetër’.

Përveç se ka pranuar publikisht fitoren e Biden, McConnell thuhet se ka paralajmëruar privatisht senatorë republikanë që të mos sfidojnë rezultatet e zgjedhjeve, duke i nxitur ata të mos kundërshtojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor gjatë sesionit të përbashkët të Kongresit për të konfirmuar rezultatet. Seanca është planifikuar të zhvillohet në 6 Janar.

Fjalët e udhëheqësit të shumicës së Senatit kanë zemëruar mbështetësit e Trump, me më të ashprit që shkuan deri atje sa të akuzojnë McConnell si një ‘tradhtar’.

“McConnell thjesht dëshiron pushtet, ndikim dhe para. Ai është i gatshëm të shesë Amerikën për të marrë atë që dëshiron. McConnell është një tradhtar i Patriotëve Amerikanë.” – tha avokati i fushatës së Trump, Lin Wood.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *