Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytet lagjja në Shijak, banorët shkojnë me varkë në shtëpi (Video)


Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë që lumi Erzen të dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke si dhe banesat.

Më shumë se 20 të tilla janë mbuluar nga uji në lagjen ‘Erzen’ të Shijakut e banorëve u duhet të përdorin varkat ose kanoet për të vajtur në shtëpi.

Siç shihet nga pamjet, rruga dhe gjithë zona janë të përmbytura, ndërsa banorët thonë që kjo gjë është e përsëritur dhe ndodh shpesh dhe se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.

*(Video Credit: Ora News)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *