Vendosni fjalën kyçe....

Ish-pjesëtari i lëvizjes “Nisma”: Të rinjtë që dolën në protestë vijnë nga llumi


Pedagogu Rezart Prifti ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në programin “Spotlight” të Alban Dudushit, foli për protestat e ditëve të fundit, ku u dëmtuan pemët e Krishtlindjeve, kazanët e plehrave, apo semaforët.

Ai u përpoq ta shpjegonte përshkallëzimin e protestës në akte të tilla, duke thënë se e gjitha rrjedh nga kushtet e jetesës së të rinjve që po protestojnë, që sipas tij janë lënë pas dore nga qeveria si dhe për shkak të modelit që ky shtet u ofron.

Mirëpo Prifti përdori një diskurs të fortë, duke thënë se të rinjtë vijnë nga getot, nga llumi i Astirit siç e quan ai dhe nuk mund të presësh një sjellje ndryshe nga ata. Sipas pedagogut, shoqëria shqiptare gjendet në një krizë intelektuale e kulturore.

“Dhe në fund të ditës unë them kështu. Ore këta a janë halabakë? Po mirë po marr unë guximin të të them ty publikisht se ata që po protestojnë janë halabakë. Dakord? Por pse janë halabakë ata? Del ministrja sot dhe thotë që ata duhen rimodeluar. E dini çfarë do të thotë të thuash në 2020-ën ‘duhen rimodeluar të rinjtë’. Është term jo komunist mor, por term shovinist. Kush je ti moj që do të rimodelosh ata moj?! Çfarë thua?! Je në terezi apo jo?

Del ministrja tjetër e thotë këta duhet të venë tek psikologu. Ça thua moj?! Je në terezi?! Duhet të identifikojnë të rinjtë thotë të venë tek psikologu.

Ore e kupton ti që këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit.

Astiri është llum komplet vëlla, në të gjitha kuptime. Që nga kuptimi që është një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin,që dinë të ecin, një katrahurë urbanistike.

Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ta them unë dakord. Ik se i ke me llampa.

Aty fshihen dhe strehohen të dënuar me burgim të përjetshëm. T’i them me emra.

Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia.

Dhe çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë. Ore nuk kanë park, nuk kanë shkollë. Ai nuk ka vajtur në një kurs picture dhe këta kjanë rritur në këtë kohë që nuk e kanë njohur se çfarë është kursi i pikturës, që të shijojnë nga estetika. Që nuk e dinë çfarë është marrëdhënia shoqërore që të gjuhet femra. Nuk e dinë që në shkolla duhet të ketë një laborat kimie por këtyre u fluturojnë siç janë tabletet që janë fiktive. E kupton në mësimin online. Në këtë sens, çfarë pret ti nga ata njerëz. Si dolën në shesh? Për qejf të tyre.

E dini çmë tha një i ri në trajtimin me të rinj, me këta 16-vjeçarët. Pasi unë fola për të mirat dhe benefitet e Sipërmarrjes, ai më tha: Profesor, shtë më mirë të merrem me bar sepse të paktën bëjnë diçka për veten tonë. Ndrita duart unë, çfarë t’i thosha? Sepse shembulli më i mirë këtu në vend, se po u more me bar të paktën bën hajër.

Dhe në të gjitha stilet e jetës ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je doktor, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je aktor sepse mund të jesh teveqel, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse je pedagog. Këtu je i suksesshëm vetëm me dy modele: Ose me tajare jashtë, ose me drogë.”, tha Prifti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *