Vendosni fjalën kyçe....

17 viktima e 57 të prekur nga virusi i çuditshëm në Kinë, rajonë të mëdha futen në karantinë


Situata në Kinë sa vjen e rëndohet lidhur me virusin e çuditshëm që ka mbërthyer vendin.

Dhjetëra raste të reja shfaqen çdo ditë ndërsa autoritetet kanë futur në karantinë rajone të tëra dhe kanë ndaluar transportin publik.

Ato po kryejnë kontrolle të rrepta në aeroportet e vendit dhe zona me shumë popullim.

Deri tani nga virusi kanë humbur jetën 17 persona ndërsa 95 të tjerë janë në gjendje kritike.

Gjithsej në mbarë vendin janë 571 të prekur me 131 raste të konfirmuara së fundmi.