Vendosni fjalën kyçe....

Protestat sot nisin nga Shkodra: “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh dhe e vret”


Paraditja e sotme ka nisur me protesta në qytetin e Shkodrës, e katërta ditë radhazi që protestohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Një grup qytetarësh janë mbledhur në qendër të qytetit duke mbajtur disa pankarta në duar me thirrjet “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”.

Vihet re se të pranishëm ka edhe fëmijë.

Protesta do të jetë një marshim paqësor që do të nisë që nga lagja Luigj Gurakuqi për të vijuar drejt Prefekturës së Shkodër dhe në fund do të ndalen para selisë së PS-së Shkodër.  Një nga pankartat që bie në sy lexon: “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”.

Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe largimin e kreut të policisë, Ardi Veliu. Por për këtë të fundit kryeministri Edi Rama u ka thënë protestuesve se duhet ta harrojnë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *