Vendosni fjalën kyçe....

Skënder Brataj: Kemi ulje të rasteve por s’mund të rrezikojmë duke lehtësuar masat


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se ka një stabilitet të shifrave të të infektuarve me Covid-19.

Ai e quan një sinjal pozitiv uljen e rasteve, por thotë se ende nuk beson se do ketë lehtësim të masave.

“S’mund të flasim për lehtësim masash. Në Shqipëri ka një stabilitet të situatës. Ende nuk ka një vendim për masa të reja. Mendoj se nuk do të ketë masa të reja”, ka deklaruar Brataj ndërsa fliste në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin “News 24”.

“Hyrja e testeve të reja është pozitive. Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra. Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në një moment të caktuar vendoset. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave. Kjo është pasqyrë e 3 javëve të kaluara. Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit. S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara. S’do të rrezikoja personalisht në lirim masash.”, tha Brataj.

I pyetur se si ka mundësi që ka një numër të lartë mes bluzave të bardha nga koronavirusi, Brataj u përgjigj se kjo ndodh për shkak se ata janë çdo ditë në betejë me virusin.

“Edhe ne jemi njerëz në radhë të parë, unë u sëmura i pari nëse ju kujtohet, ajo periudhë ishte shumë më e tmerrshme se në këto momente.

Duke qenë cdo ditë në betejë dhe ne nuk jemi me mburoja jemi njerëz humanë, e ajo ka pastaj të bëjë me gjëra të tjera, s’ka fjalë të shpreh për kolegët që kanë humbur jetën në këtë betejë.

Drini është i fundit, një njeri i përkushtuar profesionist nga më të mirët që kishim, s’ka fjalë se cfarë të shpreh, e të thuash edhe ne nuk jemi të paprekshëm e virusi sulmon nga njeriu te njeriu e ne kemi punë me njerëz. Një pakujdesi e vogël pastaj në bazë të shtamit që na infekton. Përulje e mirënjohje kolegëve”.- shprehet ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *