Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Sapo mbërritën në Rinas edhe 50 mijë vaksina “Coronavac”


Kanë mbërritur në Rinas edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës kineze Coronavac. Lajmi është konfirmuar përmes një positmi në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1,067,950 vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë.
#ShqipëriaBuzëqesh.
#SkaKohëPërPushim.”
– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *