Vendosni fjalën kyçe....

Franca gjobit Google me 100 milionë euro, më e madhja ndonjëherë


Mbikëqyrësi CNIL në Francë ka gjobitur me shumën më të madhe ndonjëherë gjigantin teknologjik Google mbi kompaninë Alphabet Inc.

Ajo ka ndëshkuar gjithashtu edhe gjigantin e blerjeve në internet Amazon me një dënim financiar për shkeljen e rregullave të Francës për cookies online.

Mbikëqyrësi i privatësisë së të dhënave gjobiti Google me 100 milion euro, ndërsa vendosi një gjobë prej 35 milionë eurosh për Amazon.

Rregullatori akuzoi Google dhe Amazon për moskërkimin e pëlqimit paraprak të vizitorëve në faqet e tyre franceze përpara se cookies të reklamimit të ruheshin në kompjuter.

Ata gjithashtu dështuan të sigurojnë informacion të qartë se si do të përdoren gjurmues të tillë në internet. Vizitorët gjithashtu nuk ishin të informuar se si ata mund të refuzonin çdo përdorim të cookies.

Kompanitë tani kanë tre muaj për të ndryshuar banderola informacioni, por nëse nuk e bëjnë këtë, një gjobë shtesë prej 100.000 eurosh në ditë do u vihet derisa të bëhen modifikimet.

Vëzhguesi tha se gjoba ndaj Google ishte më e madhja e lëshuar ndonjëherë nga CNIL, ndërsa dënimi i mëparshëm rekord prej 50 milionë eurosh për shkeljen e rregullave të privatësisë së të dhënave të Bashkimit Evropian u vendos gjithashtu për të njëjtën kompani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *