Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen drejtuesit e tre mjeteve


Një aksident ka ndodhur aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.

Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.