Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i kryeredaktorit të ‘Koha Jonë’, Vokshi: Rama nxori fytyrën e diktatorit, gazetari po filmonte dhunën ndaj fëmijëve


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dënuar arrestimin e kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani nga policia gjatë protestës së mbrëmjes së kaluar.

Vokshi komenton se kryeministri Edi Rama nxori fytyrën e diktatorit në këtë situate të krijuar pas vrasjes së një 25-vjeçari nga një efektiv policie. Ajo thotë se Rama po arreston protestuesit për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijët.

“Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj.
Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues.
Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga Neë Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara.
Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë.
Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!”– shkruan Vokshi.

Kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani u shoqërua nga policia gjatë protestës së mbrëmjes së kaluar dhe denoncimi u bë nga zv.kryeredaktori i medias në fjalë.

Sipas tij, Xhani ishte ndaluar pasi ka tentuar të filmojë dhunën e policisë ndaj dy minorenëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *