Vendosni fjalën kyçe....

“Të shpërndash dijen me gomerë”, fotot e këtij mësuesi po bëjnë xhiron e rrjetit


Luis Soriano është ndoshta mësuesi më i veçantë në botë. Ai punon si mësues në qytetzën La Gloria në Kolumbi.

I shqetësuar se nxënësit e tij nuk kishin qasje ndaj librave në shtëpi vendosi ta shpërndajë dijen në një mënyrë të veçantë.

Ai vendosi që dy gomerëve të tij Alfa dhe Beto  t’i përshtatte rafte librash dhe filloi që të shpërndante libra për fëmijët.

Aljazera shkruan se mësuesi zhvillohen edhe orë, ku ulet në natyrë me nxënësit e tij dhe u lexon pjesë nga libra të ndryshëm.

“Fëmijët bëhen me të mençur, kur marrin një libër, por duhet gjetur mënyra se si t’i afrosh ata me librat”, – ka thënë Soriano.

Fotot ku shikohet ky mësues me gomerët e tij duke shpërndarë libra janë duke bërë xhiron e rrjetit.