Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me Gitanjali Rao, fëmija i Vitit për herë të parë në revistën “Times”


Revista TIME ka nxjerrë në kopertinë për herë të parë Fëmijën e Vitit, shkencëtaren dhe shpikësen 15-vjeçare Gitanjali Rao.

Dashuria e Rao-s për shkencën filloi në moshën 10 vjeç kur ajo zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë. Nga këtu pasioni i saj për shkencën u rrit.

Projekti i saj më i fundit është një aplikacion i quajtur Kindly që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar ngacmimet në internet.

Roa u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish, por juria u habitën me të pasi 15-vjeçarja kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale duke filluar nga uji i ndotur tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet.

“Unë nuk dukem si shkencëtarja juaj tipike”, adoleshentja nga Kolorado, e cila u intervistua nga aktorja Angelina Jolie. “Gjithë çka shoh në TV si shkencëtar është një burrë i moshuar, zakonisht i bardhë.”

Ajo i tha aktores se nuk ka si qëllim vetëm të shpikë pajisje për të zgjidhur problemet e botës, por t’i japë mesazhin edhe të tjerëve se mund të bëjnë të njëjtën gjë.

Gitanjali Rao shpreson të studiojë gjenetikë dhe epidemiologji në Massachusetts Institute of Technology, shkruan Daily Mail.

Ajo ka folur tre herë në TEDx dhe në vitin 2018 iu dha Çmimi i Rinisë Mjedisore. Sidoqoftë, ishte viti 2017, viti kur Rao shkëlqeu vërtet.

Në moshën 12 vjeçare, Rao u shpall shkencëtarja e re më e mirë e Amerikës pasi kishte krijuar një sensor që zbulon plumbin në ujë më shpejt sesa teknikat e tjera që ishin aktualisht në përdorim.

Pajisja, e quajtur Tethys, është krijuar për të qenë e lëvizshme dhe e thjeshtë për t’u përdorur, duke i lejuar njerëzit që të testojnë sigurinë e ujit sa herë që të jetë e nevojshme. Kjo ide i lindi pas një krize shumëvjeçare me ujin në Flint të Michigan-it. Pajisja e saj lidhet me celularin përmes “Bluetooth”-it dhe është shumë e lehtë në përdorim.