Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet sot në Presidencë shorti për anëtarët e KED-së


Ashtu siç kishte njoftuar më parë presidenti i vendit Ilir Meta, sot do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shorti hidhet në orën 11:00 nga Presidenti i Republikës. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. 

Meta ka njoftuar Avokaten e Popullit Erinda Ballancën, që të jetë e pranueshme si vëzhguese e të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar, që ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Shorti vjen në një kohë kur SHBA-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese. Ambasadorja Yuri Kim ka lënë si afat 31 dhjetorin.

Presidenca ka njoftuar se momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, në mënyrë që të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit dhe të jetë sa më transparent.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *