Vendosni fjalën kyçe....

“Meta natën takohet me ish-policë, ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit”


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Balla, akuzoi presidentin Meta për sa i përket kthimit të Ligjit për Policinë e Shtetit.

Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Meta natën takohet me ish-policë ndërsa ditën bën sikur shqetësohet për policinë.

Ndërsa i bëri thirrje që të firmosë ligjin për Buxhetin e Shtetit.

“Ilir Meta natën takohet me ish-policë ose policë që janë larguar për shkak të problemeve që kanë pasur dhe ditën shqetësohet goja për policinë e shtetit. Sot do marrë përgjigjen nga Kuvendi. Kemi ndërtuar një polici shteti të depolitizuar dhe një institucion tejet të besueshëm. Meta duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekrete. Është e turpshme që një krytetar shteti të sulmojë policinë. Është e papranueshme Ilir Meta që të vonosh ligjin për buxhetin e shtetit.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *