Vendosni fjalën kyçe....

Nga “ajo” në “ai”, aktorja e Hollivudit deklaron se është transgjinore: Tani jam vetvetja


Aktorja Ellen Page, e cila luan në serialin e Netflix, ‘The Umbrella Academy ’ dhe fitoi një nominim për Çmimin Oscar për rolin e saj në filmin e vitit 2007, ‘Juno’, ka njoftuar se është transgjinore dhe ka ndryshuar emrin e saj në Elliot Page.

“Nuk e përshkruaj dot se sa e mrekullueshme është të dua më në fund atë që jam për të ndjekur vetveten time autentike.” – tha Page të martën në një postim në Instagram.

“Unë jam frymëzuar pafundësisht kaq shumë nga komuniteti trans. Faleminderit për guximin tuaj, bujarinë tuaj dhe punën pa pushim për ta bërë këtë botë një vend më gjithëpërfshirës dhe të dhembshur.” – shkroi ajo.

Page, e cila ishte vlerësuar për aktivizmin si aktore homoseksuale hapur që nga viti 2014, tani përdor përemrin vetor ‘ai’, por thuhet se është jo binare, që do të thotë se nuk identifikohet as si burrë as si grua.

33-vjeçarja kanadeze tha se megjithëse është ‘thellësisht i lumtur’ për deklarimin e identitetit të tij transgjinor, ai ka frikë nga urrejtja, bullizmi dhe dhuna që do pasojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *