Vendosni fjalën kyçe....

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Laura Nezha publikon klipin e saj më të ri (VIDEO)


Laura Nezha rikthehet fuqishëm në muzikë duke publikuar këngën e saj më të re me titull “Zemra nuk përgjigjet më”. Një baladë e trishtë dashurie.

Si një artiste e kompletuar që i bën të dyja, Nezha ka shfrytëzuar aftësitë e saj në aktrim për realizimin e klipit ku shfaqet në rolin e një gruaje që mban një dhimbje të madhe brenda vetes.

Për realizimin e këngës së re, Nezha është kthyer tek bashkëpunëtori i saj prej shumë vitesh, Stine, i cili ka shkruar tekstin. Ndërsa regjisori është Besmir Limani.

Kënga ka vetëm 16 orë që është publikuar dhe ka marrë mbi 160 mijë klikime deri më tani.

Nezha kishte disa vite që i mungonte tregut muzikor pasi ishte e përqendruar në punën e saj si aktore.

E arsimuar për regji dhe aktrim, Laura Nezha është ndër të paktat artiste shqiptare që karrierën e saj e ka ndarë në dy kahe. Në atë të muzikës dhe aktrimit.

Vitin e kaluar, Nezha ia doli të kthehej në personazhin kryesor të sezonit artistik në Teatrin Kombëtar Eksperimental vitin e kaluar.

Ajo ka interpretuar në role kryesore në tre premierat “Shërbëtoret”, “Antigona “dhe “Mbretëresha e bukurisë”.

Pavarësisht se Nezha është një artiste e suksesshme që publiku e do dhe e kërkon, ajo është shumë e rezervuar dhe nuk e gjejmë dot as në rrjetet sociale krejt ndryshe nga trendi i artistëve të sotëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *