Vendosni fjalën kyçe....

Meta i ashpër me Ramën: Po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë


Presidenti Meta ka kritikuar ashpër qeverinë se po kërkon të kapë të gjitha institucionet.

Ai e bëri deklaratën në forumin ‘Biseda për tranzicionin’, të moderuar nga Prof.Asoc.Dr. Belina Budini.

Kreu i shtetit tha se vendi ka parlament njëpartiak, një qeveri që e kontrollon atë dje një parlament me deputetë që miratojnë ligje preferenciale në shkelje të Kushtetutës.

“Jemi në një situatë ku kemi një parlament njëpartiak, një qeveri që kontrollon parlamentin dhe një parlament që miraton ligje preferenciale, jashtë çdo standardi kushtetues, madje në shkelje të Kushtetutës dhe në cenim të interesit publik. Unë jam presidenti në situatën më të vështirë që ka pasur Shqipëria. Që nga viti 2008, kur u bënë ndryshimet skandaloze në Kushtetutë e në vazhdimësi, qëllimisht janë dobësuar themelet e shtetit të së drejtës.” – tha Meta.

Ai shtoi më tej se kishte bërë çdo përpjekje që vendi të mos mbërrinte deri në këtë pikë për sa i përket situatës në Gjykatën Kushtetuese.

Meta tha se qeveria ka bërë dhe po bën çmos që ta kapë këtë gjykatë dhe Gjykatën e Lartë.

“Unë kam bërë gjithmonë çdo gjë për të shmangur konflikte, jo për t’i bërë ato. Marrim rastin e Reformës në Drejtësi, e cila u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm. Shumë aktorë të tjerë politikë bënin lojëra për ta bllokuar. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar prej kohësh që të mos arrihet këtu. U bënë katër vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Qëllimi ka qenë dhe mbetet një, kapja e Gjykatës Kushtetuese. Ka një përpjekje të qeverisë për të kapur Gjykatën e Lartë, dhe përmes saj edhe 1/3 e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin për të hequr betimin e gjyqtarëve te Presidenti.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *