Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli


Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe i kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare.

Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Tëitter.

Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë megjithatë ai i rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Ish-lexuesi i lajmeve televizive u bë president i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik 2019. Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë.

Sassoli la një karrierë tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në 2009.

Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.