Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet “live” teksa fliste në Youtube mjeku në Gjermani, ishte kundër kufizimeve të Covid-19 (Video)


Një mjek në Gjermani, Dr. Andreas Noack, u arrestua nga policia të mërkurën në atë që duket të jetë një shkelje e rëndë e lirisë personale.

Arsyeja e arrestimit të tij nuk është ende e qartë, por ai u arrestua ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në YouTube nga shtëpia e tij. Policia u fut në shtëpinë e tij kur ai ishte drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.

Mënyra e arrestimit të tij paraqet disa skena jashtëzakonisht shqetësuese. Ai u shfaq shumë i tronditur për t’u përgjigjur ndërsa policia vazhdoi t’i bërtiste derisa ai u shtri në tokë.

Arrestimi i Dr. Andreas Noack ndodhi pas miratimit të ‘Ligjit për Mbrojtjen ndaj Infeksionit’, i cili u kundërshtua nga një pjesë e popullsisë gjermane. Mjeku i arrestuar gjoja po siguronte ndihmë mjekësore për protestuesit kundër bllokimit.

Sipas raporteve, arsyet e bastisjes dhe arrestimit të policisë nuk janë zbuluar ende zyrtarisht. Sidoqoftë, ka zëra se Dr. Andreas Noack ofroi ndihmë mjekësore për qindra protestues gjatë protestave të bllokimit kundër qeverisë gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se Dr. Andreas Noack ishte nën hetim për ‘mosrespektim të ligjeve të mbylljes COVID-19 të miratuara nga qeveria gjermane’.

‘Ligji për Mbrojtjen ndaj Infeksionit’ është pritur me shumë kritika dhe është krahasuar nga disa me ligjet e ekoës Naziste.

Ashtu si ligji që u miratua në 1933, ligji i miratuar së fundmi i jep disa kompetenca legjislative qeverisë, që deri më tani i përkisnin vetëm parlamentit.

Ligji për Mbrojtjen ndaj Infeksionit i siguron qeverisë një bazë ligjore për të kufizuar të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta gjermane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *