Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet nga Vau i Dejës: Po punohet për hapjen e kanalit që do ujisë rreth 450 hektarë tokë


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke publikuar disa pamje nga Vau i Dejës, përmes të cilave tregon investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore.

Rama thotë se po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 hektarë tokë bujqësore, duke zgjidhur sipas tij hallin shumëvjeçar për fermerët e kësaj zone.

“Mirëmëngjes dhe me Vaun e Dejës, pjesë e investimeve që vijojnë në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ku po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 Ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerëve e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë.

Sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë hektarë që ishte në vitin 2013 në 255 mijë hektarë në vitin 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *