Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë pranë kishës në Kaliforni, 2 të vdekur dhe disa të plagosur


Dy njerëz kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, pas një sulmi me thikë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kishën Baptiste të Grace në San Jose, Kaliforni.

Policia e San Jose-së bëri një lajmërim rreth orës 20:47 ku thoshte se oficerët po i përgjigjeshin një sulmi me thikë të ndodhur pranë kishës.

Kryebashkiaku i San Jose-së, Sam Liccardo konfirmoi se të paktën dy persona kishin vdekur.

“Zemrat tona janë me familjet e dy anëtarëve të komunitetit që humbën jetën pas plagëve me thikë që morën në sulmin që ndodhi në Kishën Baptiste të Grace në qendër të qytetit sonte.”– shkroi ai në Twitter.

Ai gjithashtu tha se policia e kishte të dyshuarin në paraburgim. Por këtë postim ai e fshiu më vonë, duke thënë se Departamenti i Policisë do jepte më vonë të dhëna.

Mediet lokale shkruajnë se viktimat e këtij sulmi mund të kenë qenë të pastrehë, të cilët u lejuan të hynin në kishë për t’i shpëtuar të ftohtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *