Vendosni fjalën kyçe....

Burrat janë të pakënaqur kur gratë e tyre fitojnë më shumë para


Përgjithësisht dihej se burrat nuk e pëlqejnë kur gratë e tyre fitojnë më shumë para se ata. Por së fundmi një hulumtim i ri e ka konfirmuar këtë tezë.

Studimi i ri zbuloi se burrat pësojnë një “goditje psikologjike” nëse ka një hendek të madh midis pagës së tyre dhe asaj të partnereve të tyre.

Fenomeni duket të jetë një çështje “specifike për burrat”, pasi gratë nuk përjetojnë të njëjtën tronditje në rastin e kundërt.

Studiuesit nga “City, Universitety of London” zbuluan se burrat që fitonin më shumë sesa gratë e tyre raportuan një normë të pakënaqësisë nga jeta prej 11 përqind. Por ky numër u rrit në mënyrë dramatike për ata që fitonin më pak se gratë e tyre, duke shkuar në 18 përqind.

Sociologia Dr. Vanessa Gash, e cila është bashkëautore e studimit, beson se rezultatet tregojnë se ideali i një burri që është shtylla e familjes mund të jetë akoma “më i madh nga sa e vlerësojmë”.

“Burrat duket se duhet të jenë jenë ata që fitojnë më shumë para në një martesë për t’u ndjerë mirë me veten e tyre”, tha Dr Gash për gazetën Times. “Nuk ka ndjenjë ekuivalente për gratë, kështu që është një fenomen specifik për burrat”.

Shkencëtarët studiuan të dhënat e marra nga Studimi Gjatësor i Familjeve në Mbretërinë e Bashkuar midis viteve 2009 dhe 2017 për të ekzaminuar sesi ndikon hendeku i pagës së partnerit në mirëqenie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *