Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata jep ‘arrest me burg’ për Hekuran Hoxhën, ‘trurin’ e grupit të Shijakut


Hekuran Hoxha u arrestua nga policia në sajë të operacionit “Vol-Vo 4” pak ditë më parë. Ditën e sotme policia ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hoxhën. Avokati i tij Armand Tragaj, u shpreh se ndaj klientit të tij nuk ka prova dhe se vetë i akuzuari i ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritur ndaj tij.

Sipas avokatit, masa iu komunikua kur ishte në QSUT, ku po mjekohet për shkak të problemeve me shëndetin dhe ndodhet në repoartin e kardiologjisë.

Hoxha akuzohet se është “truri” i grupit kriminal të Shijakut. Mbi të rëndojnë disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.

Hekuran Hoxha i cili njihet edhe si “Roni i Shijakut” dhe akuzohet si kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali në Turqi, ku trafikonte edhe droga të forta si heroinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *